
Steven Bergwijn - Ronald Koeman
Steven Bergwijn ka nisur një aventurë të re te Al Ittihad. 26-vjeçari mbylli aventurën e tij te Ajax, teksa vendosi të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
Sigurisht ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak trajneri të kombëtares holandeze. Ronald Koeman në konferencën për shtyp i ka mbyllur “derën” e Kombëtares holandezit, pasi sipas tij nuk ka aspak ambicie për futbollin.
“Steven Bergwijn shkon në Arabinë Saudite në moshën 26-vjeçare. Është e qartë se kjo nuk ka të bëjë me ambicie sportive. Aventura e tij në kombëtaren holandeze është mbyllur. Ai ndoshta e di që unë do të thoja këtë”, ka theksuar ish-trajneri i Barcelonës.
Poll