Mbrëmjen e sotme do të luhen disa ndeshje në Champions League që janë të vlefshme për raundin e 4 të këtij turne. Në të gjitha sfidat do të mbahet 1 minutë heshtje për të gjitha viktikat e shkaktuara nga përmbytjet në Spanjë.
Kjo jo vetëm për sfidat e mbrëmjes së sotme, por edhe për sfidat e nesërme dhe të Europa dhe Conference League. UEFA ka dhënë këtë vendim në nder të të gjitha viktimave, me lojtarët që do të zbresin në fushë me shiritin e zi në krah.
“UEFA do të mbajë një minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e turneut të klubeve këtë javë në nderim të viktimave të përmbytjeve vdekjeprurëse në Valencia dhe të gjithë të prekurve në rajon dhe më gjerë”, shkruan UEFA.
Poll