Superiore dhe FIFA
Burime për media raportojnë se klubi i Skënderbeut ka marrë “goditje” të rëndë nga FIFA, bllokimi i merkatos. Pa shlyer pagesat e prapambetura për çështje ende të panjohura, klubi juglindor nuk mund të afrojë lojtarë në merkaton e verës.
Për trajnerin Ernest Gjoka në “timonin” e korçarëve, ky lajm është “rrufe në qiell të hapur”, pasi mungesa e përforcimeve pritet të ndikojë në objektivat.
Në edicionin që lamë pas, Skënderbeu e mbylli në vendin e 2-të të Kategorisë së Parë, duke siguruar “biletën” për Superioren. Pritet “kundërpërgjigja” e klubit korçar, nëse do i mbyllin detyrimet financiare në kohë, apo do të qëndrojnë “duarlidhur” në tregun e verës.
Poll
