
Genoa firmosi në fund të muajit tetor me Mario Balotellin si një lojtar i lirë, por largimi i tij është thuajse i sigurt pas vetëm tre muajsh. Sulmuesi italian nuk ka pasur aspak paraqitje të mira me skuadrën dhe Patrick Vieira po mendon të lërë italianin të largohet.
Megjithatë Balotelli duket se nuk do të largohet nga territori italian. Për ish-sulmuesin e “Azzurrëve” ka shprehur simpatinë Valerio Antonini, presidenti i Trapanit që militon në Serie C.
“Mario Balotelli.. Do të ishte kënaqësi të të kishim në ekipin e Trapanit... një kampion të cilit do t’i jepja mbrojtje dhe mbështetje maksimale për ta bërë atë të shijojë sa më shumë fushën. Mario, do vish? Jam gati të flasim për këtë”, shprehet Antonini në rrjetin e tij social Twitter.
Mario Balotelli…. Sarebbe un piacere averlo a Trapani con noi…un campionissimo a cui darei il massimo della protezione e supporto per fargli vivere al meglio il campo. Mario ci vieni ? Io sono pronto a parlarne …. @FinallyMario @seriecofficial
— Valerio Antonini (@ValerioAntoPres) January 20, 2025