Svetoslav Vutsov
Metalist 1925 kërkon përforcime për gjysmën e dytë të sezonit dhe në këtë merkato dëshirojnë të “blindojnë” portën. Fokusi kryesorë i tyre është Svetoslav Vutsov, i cili luan me Levski Sofia në Bullgari.
Për të klubi është i gatshëm të shpenzojë 1,8 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa i është ofruar edhe një rrogë 20 mijë eurosh në muaj, plus bonuse në bazë të performancës individuale dhe të skuadrës.
Një ofertë e parezistueshme, por mbetet të shihet nëse 23-vjeçari nga Bullgaria do të pranojë këtë mundësi, apo Metalist do të kthejë sytë te Mario Dajsinani. Ky i fundit padiskutim gëzon edhe simpatinë e stafit të ukrainasve, por gjithsesi mbetet alternativa B e tyre.
Poll
