
Thomas Tuchel debutoi te Anglia ndaj Shqipërisë, ku anglezët triumfuan 2-0 ndaj kuqezinjve. Por pas kësaj përballjeje një “lumë” kritikash kanë vërshuar ndaj timonierit gjerman.
Kjo pasi ky i fundit nuk doli me kostum zyrtar gjatë ndeshjes, siç kanë bërë zakonisht të gjithë trajnerët e kësaj kombëtareje. Por gjithashtu, Tuchel nuk këndoi as himnin e anglezve ““God save The King.
Detaje këto që sigurisht kanë mërzitur tifozët, të cilët kanë marrë më pas edhe përgjigjen e Tuchel. Sipas mediave angleze bëhet me dije se gjermani dëshiron më shumë lirshmëri për të lëvizur dhe kjo është arsyeja që nuk preferon veshjen zyrtare.
Ndërkohë sa i takon himnit, dëshiron që t’u mbyll “gojën” kritikëve gjatë aventurës së tij në vazhdim, me rezultatet, pasi aktualisht është ende në process prove për të konfirmuar veten si trajner i Anglisë.