
Luka Modric
Luka Modric do të jetë një nga pronarët e rinjt të klubit anglez, Swansea. Mesfushori kroat i Real Madrid, është në prag të të qënit një nga pronarët e klubit të Championship, pasi marrëveshja është arritur.
Kjo nuk pritet të ndikojë në karrierën e tij futbollistike, pasi ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madrid. Ndërkohë që statistikat e këtij sezoni janë shumë më të mirë sesa të sezonit të kaluar.
Ndërkohë që misioni i tij i ri është që të bëjë mirë edhe jashtë fushës, duke bërë rolin e pronarit. Ai do të ndihmojë grupin e pronësisë amerikane në projektin ambicioz për të rikthyer Swansea në Premier League.
Poll