Luigi Di Biagio i ka dhënë fund papunësisë së tij, teksa së shpejti do të marrë drejtimin e ekipit të ri. Ish-trajneri i Dinamos së Tiranës, në Superiore, do të drejtojë kombëtaren U21 të Arabisë Saudite.
Është eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio i cili ka njoftuar se tekniku italian ka arritur akordin me palën arabe. Një vendim surprizë ky për Di Biagio i cili vendos që të largohet kështu nga Europa.
Kujtojmë që tekniku 53-vjeçar ka një eksperiencë të gjatë si trajner në kontinentin e vjetër. Përveç Dinamos, Luigi Di Biagio ka drejtuar edhe Spal, Italinë U21 dhe atë U20, Atletico Roma, La Sorta dhe Cisco.
View this post on Instagram
Poll