
Plymouth - Liverpool
Skuadra e Liverpool është tronditur ditën e sotme nga Plymouth në raundin e 1/16-ve të FA Cup. Ekipi i drejtuar nga Arne Slot është mposhtur në transfertë nga vendasit me rezultatin 1-0.
Ishte goli i vetëm i Ryan Hardie nga pika e bardhë që mposhti ekipin kryesues të Premier Leagues. Nga ana tjetër, Liverpooli nuk arriti dot as të barazojë ekipin që militon në Championship.
Kjo ishte humbja e katërt e “The Reds” në të gjitha kompeticionet, e cila ishte fatale pasi e eliminoi nga FA Cup për këtë sezon.
Poll