
Juventus ka mposhtur me rezultatin 4-0 Cagliarin në raundin e 1/8-ve të Kupës së Italisë me golat e Vlahovic, Koopmeiners, Conceisao dhe Nicolas Gonzalez.
Ndeshjen e sotme në portë për ekipin mik ishte Scuffet dhe jo Alen Sherri, portieri italian u ndëshkua katër herë nga bardhezinjtë
Goli i Nico Gonzalez
89’ GOOL, Nico Gonzalez shënon një gol spektakolar me parabël duke lënë në vend portierin Scuffet
Goli i Conceisao
80’ GOOL, Conceisao realizon të tretin për Juventusin dhe i jep goditjen përfundimtare miqve
78’ Mundësi e artë sërish për Vlahovic, serbi kalon porierin kundërshtar, por gabon me portën e boshatisur
73’ Azzi tenton një goditje ndaj Juves për të zgjuar Cagliarin, por pa rezultat
64’ Juventus provon sërish me Vlahovic, por sulmuesi nuk arrin të gjejë kuadratin
Goli i Koopmeiners
53’ GOOL, Koopmeiners realizon supergol nga goditja e dënimit, predha e holandezit nuk i jep asnjë shans Scuffet
Goli i Vlahovic
44’ GOOL, Juventusi kalon në avantazh, Vlahovic arrin të bëjë një kthesë të vështirë në zonë dhe arrin të realizojë me të majtën pak metra larg portës
38’ Tentativë jo e rrezikshme e Lapadulas kundrejt Juves, topi shkon jashtë kuadrati
28’ Juventusi provon me Conceisao, por goditja e portugezit flirton me shtyllën
13’ Vlahovic nuk arrin të shpërdorojë një asist të Koopmeiners, serbi godet topin mbi traversë
1’ Starton sfida në Torino
Formacionet:
Juventus (4-2-3-1): Di Gregorio; Savona, Locatelli, Kalulu, McKennie; Koopmeiners, Thuram; Conceicao, Yildiz, Mbangula; Vllahovic
Cagliari (3-5-2): Scuffet; Zappa, Wieteska, Palomino; Zortea, Deiola, Marin, Prati, Augello; Gaetano, Lapadula