Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

LISTA/ Nga Leo Messi te yjet e Premier League, Argjentina gati për Copa America

Shkruar nga NEWSPORT
LISTA/ Nga Leo Messi te yjet e Premier League, Argjentina gati për Copa
Argjentina

Përfaqësuesja e Argjentinës ka publikuar listën e lojtarëve të cilët janë thirrur nga trajneri Lionel Scaloni për kompeticionin “Copa America”.

Lista fillestare përbehet prej 29 lojtarëve, por 3 lojtarë do të hiqen pak para fillimit të kompeticionit. Një grup lojtarësh mjaft i mirë, ku emrat e mëdhenj nuk mungojnë si në mesfushë, por sidomos në repartin e sulmit.

Trajneri Scaloni ka marrë në ekip 3 portierë, Franco Armandi, Geronimo Rulli dhe Emiliano Martinez, me këtë të fundit që me shumë mundësi do të jetë titullar.

Në mbrojtje trajneri i kampionëve të botës ka thirrur lojtarë si Montiel, Molina, Balerdi, Romero, Pezzella, Quarta, Otamendi, Lisandro Martinez i Manchester United, Acuna, Tagliafico dhe Barco.

Në repartin e mesfushën gjithashtu ka lojtarë të njohur si Leandro Paredes, Mac Allister, De Paul dhe Enzo Fernandez. Por pa lënë pas Guido Rodriguez, Palacios dhe Lo Celso.

Sulmi është pika më e fortë e këtij ekipi, me në krye Leo Messin, ku pas tij vijnë Angled Di Maria, Carboni, Angel Correa, Nicolas Gonzalez, Lautaro Martinez, Julian Alvarez dhe talenti i Manchester United, Alejandro Garnacho.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga