
Ligue 1
Më në fund lajme të mira për Olympique Lyonnais. “Luanët” francezë janë përballur me rrezikun e rënies nga Ligue 1, si pasojë e problemeve financiare.
Presidenti i klubit Textor ishte përpjekur të bindte komisionin e kësaj çështje, por u refuzua. Në të tilla kushte Lyon u vendos në një situatë ku “varka e shpëtimit” ishte apelimi.
Dhe kështu ndodhi, ku nuk ishte e lehtë të bindinin Drejtimet Kombëtare të Kontrollit të Qeverisë Franceze. Si përfundim, Lyon i shpëtoi rrëzimit nga Ligue 1 dhe do të vijoi të mbetet në elitën e futbollit francezë.
Poll