Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Leverkusen “presion” për trajnerin spanjoll, klubi italian nuk dëshiron “të lëshojë pe”

Shkruar nga NEWSPORT

 

Leverkusen “presion” për trajnerin spanjoll, klubi italian nuk
Fabregas dhe Xabi Alonso

Bayer Leverkusen vazhdon të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë me Como për Cesc Fabregas. Trajneri spanjoll është emri kryesor për të zëvendësuar Xabi Alonson, i cili do të shkojë te Real Madridi, por Lariani nuk kanë ndërmend ta lënë të shkojë, pavarësisht presionit nga klubi gjerman.

Nga ana tjetër, Fabregas kishte marrë tashmë një qëndrim në konferencën për shtyp: "Kemi folur me klubin dhe kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara, jam i lumtur në Como. Dua të kuptoj nëse të gjithë duan të vazhdojnë kështu dhe nëse të gjithë janë në përputhje me idenë time. Kam folur edhe me klube të tjera, jam i respektueshëm dhe flas me të gjithë.

Duhet të bëjmë një njoftim zyrtar për qëndrimin tim në detyrë, jam i lumtur. Pak ditë na ndajnë nga fundi i sezonit, thjesht duhet të presim që të bëhet zyrtar dhe të jemi të gjithë në përputhje për të vazhduar. Dua më shumë për Comon, jo për veten time.

Viti i ardhshëm do të duhet të jetë një vit përkushtimi, konsolidimi të fortë të klubit dhe ekipit. Vitin pas tij duhet të bëjmë një hap të rëndësishëm përpara”. Nëse Fabregas nuk arrin, Bayer Leverkusen ka dy emra të tjerë në listën e tyre të ngushtë. Njëri është Erik Ten Hag, ish-trajneri i Manchester United, tjetri është Francesco Farioli, i liruar së fundmi nga Ajax.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga