
Një mister rrethon Leroy Sanen. Nga siguria absolute e dëshirës për të rinovuar kontratën me Bayern Munchen, pa i mbushur valixhet, anësori 29-vjeçar duket se e ka vënë këmbën në tokë.
Sipas “BILD”, një gazetë e njohur gjermane, lojtari thuhet se ka refuzuar ofertën për rinovimin e kontratës të propozuar nga klubi më i suksesshëm i Gjermanisë. Kjo, sugjeron një lamtumirë. Arsyeja?
Për momentin, Bayern nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij dhe nuk ka ndërmend të përmirësojë ofertën e bërë Sane-s, edhe nëse nuk e ka mbyllur derën për negociata të mëtejshme për një zgjatje të mundshme të kontratës.
Pasi mbërriti nga Manchester City në vitin 2020, anësori sulmues do të duhej të pranonte një ulje të ndjeshme të pagës për të qëndruar në Mynih, ndërsa menaxhmenti bavarez është në mes të një “lufte” për të siguruar Florian Wirtz.
Por nëse Bayern nuk e rrit ofertën e tyre, Sane do të largohet nga Mynihu, nga Gjermania e garantojnë këtë. Ky është një lajm sensacional duke pasur parasysh se vetëm një muaj më parë rinovimi dukej si një formalitet.
Por vetëm pak hapa larg nënshkrimit, Sane ndryshoi agjent, duke u mbështetur te Pini Zahavi, i quajtur me nofkën "Piranja" nga presidenti i Bayernit Uli Hoeness.
Për momentin, destinacionet më të mundshme janë Arsenali dhe Chelsea, të cilët janë shumë të interesuar për ish-lojtarin e City-t për shkak të së kaluarës së tij fituese në Premier League.