
Marcus Rashford, ©Getty Images
Në Milano janë mëse të sigurt për transferimin e Marcus Rashford te kuqezinjtë. Situata e tij me Manchester United nuk është aspak e mirë dhe largimi në janar është i pashmangshëm.
Ditëve të fundit destinacioni më i afërt i sulmuesit anglez duket Milani, por në skenë tashmë ka hyrë vrullshëm Borussia Dortmund. Disfata e fundit ndaj Holstein Kiel në kampionat ka vënë në alarm verdhezinjtë.
Siç raporton dhe “Bild”, ekipi gjerman po shqyrton dhe opsionin e blerjes përfundimtare të kartonit të Rashford. Me shumën e mbledhur nga shitja e Malen me 25 milionë euro, ka gjasa që anglezi të përfundojë te Borussia Dortmund.
Poll