
Carlo Ancelotti
Largimi i Paolo Maldinit nga posti drejtues në klubin e Milanit, nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të klubit kuqezi. Për këtë ka zgjedhur të flasë dhe vetë Carlo Ancelotti, ish-trajneri i klubit italian.
“Largimi i Maldinit me të gjitha defektet që mund të kishte, është si të largosh historinë e klubit. Paolo është futbollist që përfaqëson Milanin, ata bënë një gabim duke e privuar veten prej tij”, u shpreh Ancelotti fillimisht.
Më pas me shaka, trajneri italian tha se e ndihmoi klubin e Milanit këtë vit në Champions. “Ne humbëm me Milanin për t’i ndihmuar sa më shumë në fazën e Ligës”, tha trajneri i Real Madridit.
Poll