Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

ZYRTARE/ U pensionua si futbollist, por nis karrierën e trajnerit! Pepe Reina merr drejtimin e ish-ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ U pensionua si futbollist, por nis karrierën e trajnerit! Pepe
Pepe Reina kur ishte pjesë e Bayern Munich

Pepe Reina u pensionua nga futbolli i luajtur pasi mbylli aventurën me Como në Serie A. por mesa duket nuk e ka në plan të qëndrojë larg sportit më të bukur në botë.

Tashmë, ish-portieri ka nisur karrierën e tij si trajner. Reina do të jetë “timonier” për ekipin Villarreal U19, të cilët do t’i drejtojë në Division de Honor. Pas më shumë se 25 vitesh karrierë si lojtar, 42-vjeçari nis një aventurë krejtësisht të re.

Është vetë klubi i LaLiga, Villarreal që ka zyrtarizuar Reina si trajnerin e të rinjve. Ish-portieri i Milan, Napolit, Bayern Munich dhe Liverpool do të nisë nga puna që prej 1 korrikut.

Kujtojmë se Reina ka luajtur gjithashtu edhe me ekipe si Villarreal, Lazio, Barcelona dhe Aston Villa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga