
Barcelona dhe Real Madrid do të bëjnë mes tyre llogaritë e finales në Kupën e Mbretit. Takim që do të luhet ditën e nesërme në orën 22:00 në “Estadio de La Cartuja” në Sevilla.
Për këtë përballje Hansi Flick ka bërë publike edhe listën e të grumbulluarve. Kështu për fatin e mirë të katalanasve ka një rikthim të rëndësishëm.
Andre Ter Stegen është përfshirë në listë dhe do të udhëtojë me ekipin drejt Sevillas. Gardiani i portës ka kaluar plotësisht tashmë dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin gjerman. Vetëm para sfidës Flick do të vendosë se kujt do t’i besojë edh çelësat e portës ndaj madrilenëve.
Ndërkohë do të ketë edhe mungesa të rëndësishme. Gjermani nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Alejandro Balde. Ky i fundit për shkak dëmtimni nuk është grumbullur nga Flick për "El Clasico" me Realin.
Siç dihet Barça është një nga 2 skuadrat që është në garë për të fituar tripletën këtë sezon. Do të luajnë nesër ndaj Realit në Kupën e Mbretit, ndërsa janë në gjysmëfinale të Champions ku d të sfidojnë Interit si dhe kryesojnë edhe La Ligan.
View this post on Instagram