Wojciech Szczesny tashmë zyrtarisht është portieri më i ri i Barcelonës. Gardiani i portës ka firmosur kontratë 1 vjeçare me katalanasit, deri në qershor të vitit 2025.
Polaku do të marrë në dorë “frenat” e portës, ku do të zëvendësojë të dëmtuari Marc-Andre ter Stegen. Ky i fundit ka mbyllur sezonin para kohe për shkak të dëmtimit.
Kujtojmë se vetëm disa muaj më parë Szczesny u njfoti pensionimin nga futbolli, por diçka e tillë momentalisht nuk do të ndodhë, të paktën deri në fund të këtij sezoni. Vlen të theksohet se një nga kandidatet për portën e Barçës ishte edhe Etrit Berisha.
View this post on Instagram
Poll