Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Vjen Mbappe, ikën Vinicus? Brazilianit i soset durimi në Spanjë

Shkruar nga NEWSPORT
Vjen Mbappe, ikën Vinicus? Brazilianit i soset durimi në Spanjë
Mbappe dhe Vinicius

E ardhmja e Vinicius JR mund të jetë larg Real Madrid. Sipas asaj që raportohet në mediat e huaja, transferimi i Kylian Mbappe në “Bernabeu”, mund ta detyrojë brazilianin që të largohet, për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij.

Liverpool, Cheslea dhe PSG i kanë vënë syrin yllit të Realit. Të tre këto klube janë të gatshmë të ofrojnë deri në 200 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit. Në krahun tjetër edhe Vinicius ndihet shumë i lodhur në Spanjë dhe kërkon një ‘shtëpi’ të re.

Ky vendim i Vinicus mund të vijë për shkak të mungesës së mbrojtjes ndaj tij dhe sulmeve të vazhdueshme raciste prej të cilave sulmohet shumë shpesh.

Braziliani deri më sot ka patur 18 raportime për sulme raciste ndaj tij dhe asnjë prej tyre s’ka pasur dënim. Kjo situatë po e çon Vinicusin te vendimi drastik, ai i largimit nga Real Madrid.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga