Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ “Topi i Artë Vedat Muriqi”, La Liga “lobon” për sulmuesin shqiptar! Reagon edhe legjenda Samuel Eto’o

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Topi i Artë Vedat Muriqi”, La Liga “lobon”
Vedat Muriqi dhe "Topi i Artë"

Tashmë nuk është më surprizë, sulmuesi shqiptar i Kosovës Vedat Muriqi, po bën “mrekullinë” në La Liga, duke i futur “tmerrin” mbrojtjeve rivale në kampionatin spanjoll me ekipin e Mallorca-s.

Dopieta e sotme ndaj Rayo Vallecano, e ngjit 31-vjeçarin në kuotën e 21 golave, 2 më pak se lideri Kylian Mbappe. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Mallorca-s kënduan në kor:

“‘Topi i Artë’ Vedat Muriqi”. Ky moment është shpërndarë nga faqja zyrtare e La Liga-s. Teksa kanë mbetur edhe 7 javë deri në mbyllje të sezonit, Muriqi i ka mundësitë për të parakaluar për “Këpucën e Artë” Mbappen, La Liga.

Në Evropë, është gati e pamundur për të rivalizuar Harry Kane, 31 finalizime. Përsa i takon thyerjes së rekordit te Mallorca për golashënues në elitën e futbollit spanjoll nga Vedat Muriqi, ka reaguar edhe ish-sulmuesi Samuel Eto’o: “Kjo është shumë mirë”.

VIDEO/ “Topi i Artë Vedat Muriqi”, La Liga “lobon”
Komenti i Samuel Eto'o për Vedat Muriqin


   

Poll

Lexo gjithashtu