
Atletico Madrid rikthehet sërish te fitorja. “Los Colchoneros” triumfuan ditën e sotme 3-1 kundër ekipit tjetër madrilen, Leganes. Atletico kishte 3 ndeshje që nuk shijonte fitoren, që nga “El Clasico”. Dënimi për disa sektor të mbyllur u aplikua pasi si Federata, si UEFA e kanë dënuar klubin spanjoll
Ekipi nga Madridi kishte “lundruar” në ujëra të trazuara si në Champions, edhe në La Liga. Mirëpo, në këtë derbi të vogël të Madridit, të drejtuarit e Simeones gjejnë shpresën dhe mposhtin një kundërshtar të lehtë në letër, me 2 gola në avantazh. Do të kishte qenë perfekte mbyllja me rrjeta të paprekuar, por Oblak nuk arriti të mos mposhtej nga Neyou.
Kryelojtari i kësaj sfide ishte pa më të voglin dyshim Sorloth. Norvegjezi shtatlartë shënoi dopietë në minutat 69’ dhe 99’, në një ndeshje që zgjati shumë në fund edhe kësisoj i lejoj nordikut të shtonte 1 gol në listën e golave në kampionatin spanjolll. Francezi griezmann la shenjë me një realizim dhe kështu rikthehet në ditët e mira në kryeqytetin spanjoll.
Goli i parë i Sorloth