Mbrëmjen e djeshme, Real Betisi zhvilloi një miqësore përballë Malagas e cila përfundoi në humbje me shifrat 3-1. Megjithatë, kjo nuk është humbja e vetëm që skuadra nga Sevija pësoi.
Isco u detyrua të linte fushën e lojës dje përballë Malagas pas një dëmtimi. Në përfundimin e takimit, ish-ylli i Real Madridit u pa teksa largohej nga ambientet e stadiumit me paterica dhe me këmbën e majtë të fashuar.
“Kjo është jeta”, u shpreh Isco teksa kalonte pranë gazetarëve. Tek Betis tashmë janë në ankth për të kuptuar shkallën e dëmtimit të mesfushorit spanjoll dhe për sa kohë do të qëndrojë jashtë ai.
???? Isco hace saltar las alarmas ????
— MARCA (@marca) August 10, 2025
???? El jugador del Real Betis cayó lesionado durante un amistoso en Málaga
???? Se marchó del estadio vendado y con muletas. Parece complicado que esté disponible para el arranque liguero
???? Radio MARCA Málaga pic.twitter.com/TzWRf6zP4E