
Barcelona – Osasuna u shty para disa ditësh vetëm pak para startit të sfidës. Kjo pasi ndërroi jetë doktori i skuadrës katalanase, Carles Minarro Garcia.
Tashmë është mësuar se kur do të zhvillohet kjo përballje. Sipas “Sport” bëhet me dije se ekipet do të përplasen mes tyre më 27 mars, menjëherë pas rikthimit të lojtarëve nga angazhimet e tyre në Kombëtare.
Në këto kushte Hansi Flick me shumë gjasa do të luajë me mungesa të rëndësishme. Përvec atyre që mungojnë për shkak dëmtimesh, pritet të luaj edhe pa Raphinha dhe Ronald Araujo, pasi do ta kenë të vështirë të arrijnë në kohë për këtë përballje, pasi do të jenë të angazhuar me Brazilin dhe Uruguain.
????OFICIAL | El Barça - Osasuna, fijado para el jueves 27 de marzo.
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) March 17, 2025
???????? Raphinha jugará el Brasil vs. Argentina en la madrugada del 25 al 26 de marzo.
????????Araujo estará con Uruguay ante Bolivia el 25 de marzo a las 21:00h. pic.twitter.com/lNwfiwiI5v