Real Madrid triumfoi mbrëmë ndaj Athletic Bilbaos me shifrat 3-0. “Los Blancos” u rikthyen kështu te fitorja në kampionat pas 3 ndeshjesh.
Në fushë me shiritin e kapitenit ishte Federico valverde. Ky i fundit ishte një nga protagonistët e fitores, i cili me paraqitjen e tij ndihmoi ekipin të shkonte drejt fitores.
Pas këtij triumfi ka folur lojtari i madrilenëve. Valverde shprehet se të mbash shiritin e kapitenit është fantastike.
“Goli i dytë ishte spektakolar, një lëvizje e bukur ku ishin të përfshirë shumica e lojtarëve. Duhet të theksojmë edhe pritjet e Courtoisit.
Të mbash shiritin e kapitenit është fantastike. Përpiqem të jap më të mirën time, dhe në ndeshjet e fundit ka qenë e vështirë të mos e bëj.
Stërvitem për të sjellë më të mirën nga vetja. Vlerësoj mbështetjen e shokëve të skuadrës, që gjithmonë më bëjnë të buzëqesh, dhe stafin teknik për besimin që kanë tek unë”, ka theksuar Valverde.
