Fitorja e Real Madrid në transfertë përballë Celta Vigos ka vënë nën presion pozitat e Barcelonës në krye të klasifikimit, pasi distanca është shkurtuar tashmë në vetëm 1 pikë.
Katalunasit janë të detyruar të fitojnë këtë të shtunë, teksa luajnë përballë Athletic Bilbaos në transfertë dhe për të rikthyer distancën mes skuadrave sërish në 4 pikë.
Për këtë përballje të rëndësishme, trajneri Hansi Flick do të ketë mundësinë të llogarisë në formacionin titullar dhe Robert Lewandowski, i cili mungoi në ndeshjen kthyese të Kupës e Mbretit ndaj Atletico Madrid.
Ndeshjet e ardhshme pritet të jenë vendimtare për Barcelonën, e cila krahas zgjedhjeve presidenciale, pas largimit nga Kupa e Mbretit po lufton në dy frontet e mbetura si La Liga dhe Champions për të dalë me trofe në fund të sezonit.

