Real Madrid
Real Madrid është rikthyer te fitorja në La Liga. Të besuarit e Arbeloas triumfuan 2 – 1 ndaj Celta Vigos, ndërsa situata mund të kishte shkuar më keq, nëse nuk do ishin pritjet vendimtare të Courtois.
Pjesa e parë u mbyll 1 – 1. Fillimisht Tchouameni, minuta e 11-të dhe më pas barazoi Iglesias. Edhe pse “Galatikët” kishin në sulm Viniciusin dhe Brahim Diaz, nuk bënë diferencën, e ku golin e fitores e shënoi kapiteni Valverde, minuta e 94-të.
Për Realin, kjo ishte fitore karakteri, ndërsa i japin fund përkohësisht rezultateve negative në kampionat. Tashmë, diferenca mes madrilenëve dhe Barçës është 1 pikë. Katalanasit do të zbresin nesër në fushë ndaj Athletic Bilbao.
Poll
