Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Real Madridi ndalet në transfertë, ekipi i shqiptarit nuk i jep fitoren “Los Blancos”

Shkruar nga NEWSPORT
Real Madridi ndalet në transfertë, ekipi i shqiptarit nuk i jep
Rayo Vallecano VS Real Madrid

Rayo Vallecano i Ivan Balliut ndal Realin duke e dërguar në Madrid vetëm me një pikë. Përballja mes të dyja ekipeve përfundoi në barazim me shifrat 3-3.

Ekipi vendas e nis fuqishëm pjesën e parë duke realizuar dy herë përballë kampionëve në fuqi të Spanjës me anë të Lopez dhe Mumin. Megjithatë, Reali u zgjua herët dhe arriti të barazojë në fundin e pjesës së parë me Valverde dhe Bellingham.

Në fragmentin e dytë, “Los Blancos” përmbysën gjithçka duke kaluar në avantazh falë golit të Rodrygos. Por përgjigja e fundit erdhi nga Rayo Vallecano që rikthyen baraspeshën me Palazon.

Me këtë ndalesë Real Madridi nuk arrin dot të marrë kryesimin e tabelës së La Ligës duke mbetur në vendin e dytë me 37 pikë, një më pak se Barcelona kryesuese.

Ndërsa skuadra e Ivan Balliut merr një pikë të vlefshme ndaj një rivali shumë të fortë, duke e parë veten tashmë në vendin e 13-të me 20 pikë të grumbulluara.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga