
Rodrygo, Endrick & Vinicius JR
Konkurrenca në kampin e Real Madridit është tepër e madhe dhe qëndrimi i Endrick tek “Galaktikët” është vërtet në mëdyshje. Sulmuesi 19-vjeçar aktualisht është në fazë rehabilitimi dhe pritet të kthehet në tetor.
Por gjithsesi, Endrick nuk është më në planet e trajnerit Xabi Alonso. Siç raportojnë mediat spanjolle, klubi i Valencias ka shfaqur interes së fundmi për të firmosur me sulmuesin brazilian.
Bëhet fjalë për një kalim të mundshëm në merkaton e janarit. Endrick mund të nisë një përvojë të re në La Liga me fanellën e Valencias, por pritet vetëm të huazohet.
Poll