Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Po shkëlqen me Real Betis në LaLiga, Antony tregon sekretin: Më kanë ndihmuar njerëzit dhe dielli

Shkruar nga NEWSPORT
Po shkëlqen me Real Betis në LaLiga, Antony tregon sekretin: Më
Antony

Sulmuesi brazilian Antony, duke se ka rigjetur veten në Spanjë. Së fundmi është vetë ai që ka folur për mediat spanjolle, duke u shprehur se e zgjodhi Real Betis me zemër. Ndër të tjera, Antony thotë se gjërat që e kanë ndihmuar për formën e mirë janë njerëzit që i ngjasojnë me ato në Brazil dhe dielli.

“Gjëja më e rëndësishme është se kam gjetur përsëri veten. Jam i lumtur çdo ditë. Në katër ndeshje kam shënuar tre gola dhe kam dhuruar një asist. Madje kam punuar shumë fizikisht. Jam ndjerë shumë mirë gjatë kësaj periudhe.

Nuk luajta shumë në Manchester, por jam mirënjohës ndaj tyre, gjithashtu edhe ndaj trajnerit. Betis? Kam shumë miq që luajnë këtu dhe më dhanë qetësi. Në zemrën time isha i sigurt se ky do të ishte vendimi më i mirë për mua. Shpresoj të vazhdoj kështu.

Unë u argëtova shumë edhe në Manchester, fitova dy tituj dhe i jam shumë mirënjohës. Por këtu po them që gjeta veten. Njerëzit janë si ne në Brazil, dielli më ndihmon shumë. Jam shumë i lumtur. Çdo ditë zgjohem duke buzëqeshur dhe kjo është e rëndësishme”, është shprehur Antony.

Kujtojmë se sulmuesi brazilian është në formë huazimi nga Manchester United te Real Betis në LaLiga. Vlen të përmendet se klubi spanjoll nuk ka të drejtë blerje në fund të sezonit aktual.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga