
Marc Andre ter Stegen
Marc-Andre ter Stegen do të largohet nga Barcelona në këtë merkato. Spanjolli nuk duket më në planet e katalanasve për sezonin e ri.
Interesimet për të janë të shumta dhe më konkretja është nga Galatasaray. Por ofertën e turqve duket se e ka refuzuar. Sipas “Sport” klubi turk i kishte ofruar 5 milionë euro, por kjo nuk e ka bindur dot gardianin e portës.
“Oferta nuk e bindi. Aspekti financiar nuk ishte në nivelin e duhur dhe projekti sportiv nuk përputhej me synimet e tij”, raporton media spanjolle. Pavarësisht takimit mes palëve dhe diskutimeve të zhvilluara, nuk u arrit ndonjë marrëeshje.
Poll