Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, Barcelona e Villareal gati të shkrujnë historinë në La Liga

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka ndodhur kurrë më parë, Barcelona e Villareal gati të
La Liga

Villareal dhe Barcelona kanë marë dritën “jeshile” nga Federata Spanjolle e Futbollit që ndeshja mes tyre të zhvillohet në Miami. Kërkesa e klubeve është pranuar nga drejtuesit e Federatës, ku palët kanë rënë dakort që ndeshja e La Ligas të mund të zhvillohet jashtë Spanjës.

Ky vendim është një hap i madh për futbollin spanjoll, pasi synohet të zgjerohet audienca e La Ligas në tregun amerikan. Pas miratimit të RFEF-së, dosja do t’i kalojë UEFA-s për shqyrtim, e cila më pas do të nisë procedurat me FIFA-n për zhvendosjen e kësaj përballjeje.

Nëse kjo sfidë bëhet e mundur të zhvillohet në Miami, atëherë do të ishte ndeshja e parë në historinë e La Ligas që do të luhej jashtë Spanjës, duke shkruar kështu historinë. Përballje që është parashikuar të luhet më 20 dhjetor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga