Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Një ditë historike”, Vedat Muriqi “skalit me gërma të arta” emrin te ekipi i Mallorca-s! Shqiptari tani kërkon “kokën” e Mbappes

Shkruar nga NEWSPORT
“Një ditë historike”, Vedat Muriqi “skalit me
Vedat Muriqi

Ekipi i Mallorca mori fitore tej mase të rëndësishme në shtëpi kundër Rayo Vallecano në La Liga, e përfunduar 3 – 0 për ishullorët. Protagonist rezultoi sulmuesi shqiptar i Kosovës Vedat Muriqi.

31-vjeçari shënoi dopietë, respektivisht në minutat 36-të dhe 40-të. Me këto finalizime, Muriqi arrin në kuotën e 55-të finalizimeve në La Liga me ekipin e Mallorca-s, duke kaluar legjendën Samuel Eto’o, 54-të.

Vetë klubi ku luan bomberi “Dardan”, i ka kushtuar moment special, duke e publikuar në ekranin e stadiumit, sikurse në rrjetet sociale, me mbishkrimin:

“Një ditë historike”. Por kjo nuk është e gjitha. Pas 31 javësh në La Liga, Vedat Muriqi grumbullon 21 gola, vetëm 2 më pak se kryeshënuesi Kylian Mbappe, ndërsa deri në mbyllje të sezonit janë edhe 7 javë të tjera.

Poll

Lexo gjithashtu