Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

"Më vjen keq që pësuam në fund", Ancelotti pas barazimit në derbi: Ndërprerja e ndeshjes? Vendim i duhur nga arbitri

Shkruar nga NEWSPORT
"Më vjen keq që pësuam në fund", Ancelotti pas
Carlo Ancelotti

Real Madrid ka barazuar përballë Atletico Madrid në sfidën e vlefshme për javën e 8-të të La Liga-s. Derbi që u zhvillua në stadiumin “Metropolitano” të Atleticos, përfundoi 1-1.

Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Real Madrid, i cili shprehet se vendimi i arbitrit për të ndëprerë ndeshje në momentin e incidentit mes tifozëve të Atleticos dhe Thibaut Courtois, ishte i drejtë. Ndër të tjera, tekniku italian shprehet i keqardhur për golin e pësuar në 5 minutat e fundit.

“Ndërprerja e ndeshjes? Mendoj se ishte një veprim korrekt i arbitrit. Na u desh ta ndalonim lojën për dhjetë minuta. Ne rregulluam disa gjëra në dhomën e zhveshjes. Askujt nuk i pëlqente ta ndalonte lojën, por arbitri veproi drejt dhe saktë”.

Ky barazim? Është një barazim ndryshe. Ishim shumë afër ta fitonim ndeshjen, por mund të ndodhë. Kundërshtari është shumë i fortë, kanë shumë burime. Të vjen keq që ndodhi në fund.

Asnjëherë nuk të pëlqen të të ikë fitorja nga duart kur je vetëm 5 minuta larg saj. Ne vazhdojmë të luftojmë, nuk jemi të dëshpëruar për këtë barazim. Një barazim këtu mund të jetë një pikë e mirë për të ardhmen”, tha Ancelotti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga