Sot bordi drejtues i Barcelonës, në mbledhjen e zhvilluar ka shpallur datën zyrtare e cila është 15 marsi, për zgjedhjen e presidentit të ri të klubit. Gjë e cila nënkupton se anëtarët e klubit i ndan 2 muaj, nga votimi që do të zhvillohet në stadiumin “Camp Nou” ditën e ndeshjes kundër Sevillas për raundin e 28-të të LaLigas.
Një “hile” e vogël kjo, pasi klubi katalanas gjithmonë i ka ka mbajtur zgjedhjet në ditën e ndeshjes me qëllimin që të sigurojë pjesëmarrjen më të madhe të mundshme të votuesve.
Presidenti aktual i Barccës është Joan Laporta, i cili kishte propozuar marsin si periudhën perfekte për të zhvilluar procesin e votimit.
Megjithatë, mbajtja e tyre pas rreth dy muajsh lehtëson planifikimin e garës në funksion të sezonit të ri, pasi lejon që të dihet paraprakisht se kush do të jetë presidenti i cili, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, do të fillojë formimin e listës për sezonin 2026/2027.
E sa i takon skuadrës dhe ecurisë së saj në garat e ndryshme, debutimet e tyre nuk kanë ditur të zhgënjejnë. Ekipi po shijon fitoret dhe sukseset duke rikujtuar kështu trumfin në Kupën e Mbretit, kryesimin e pathyeshëm në La Liga si dhe fitorja startuese ndaj Slavia Prague dje në Champions League.
