Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Ishte një mbrëmje e keqe”, Carlo Ancelotti nuk e bën “dramë”: Duhet të mësojmë nga humbjet, shohim përpara

Shkruar nga NEWSPORT
“Ishte një mbrëmje e keqe”, Carlo Ancelotti nuk e bën
Carlo Ancelotti

Barcelona ia doli të triumfonte ndaj Real Madrid në Superkupën e Spanjës. Katalanasit fituan me përmbysje 5-2 ndaj madrilenëve në një sfidë spektakolare mes dy gjigandëve spanjollë.

Nëse te Barça festa ishte legjitime, te Reali të gjithë të zhgënjyer pas një humbjeje turpëruese. Pas sfidës Carlo Ancelotti ka theksuar se për ekipin e tij ishte një mbrëmje e keqe, por ky është futbolli dhe duhet të mësosh nga humbjet.

“Kjo ishte një mbrëmje e keqe. Ne jemi të trishtuar si të gjithë tifozët tanë. Nuk e fshehim se jemi të zhgënjyer, por ky është futbolli. Ndonjëherë fiton dhe ndonjëherë duhet të mësosh nga humbja. Duhet të shohim përpara, nuk ka opsion tjetër.

Kemi luajtur me topa të gjatë dhe nuk ishte ky plani. Plani ishte të luanim, por nuk e bëmë. U thashë se mund të humbim ndeshje, por jo në mënyrën se si luajtëm në pjesën e parë”, ka theksuar Ancelotti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga