Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Humbja ndaj Milanit dhe Barcelonës, Ancelotti: S'kemi pse çmendemi, janë ndeshje miqësore

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja ndaj Milanit dhe Barcelonës, Ancelotti: S'kemi pse
Carlo Ancelotti

Pasi u mposht nga Milani me rezultatin 1-0, Real Madrid pësoi një tjetër disfatë. “Los Blancos” humbën El Clasicon përballë Barcelonës me shifrat 2-1 në miqësoren e zhvilluar në mesnatë.

Megjithatë, trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti nuk është i mërzitur pas disfatës së dytë radhazi. Trajneri 65-vjeçar thotë se përgatitjet do të vazhdojnë, ndërsa thekson se humbjen në miqësore nuk janë ndonjë problem i madh.

“Ne vazhdojmë me linjën tonë të përgatitjes dhe nuk çmendemi, sepse janë ndeshje parasezonale, miqësore, objektivi i skuadrës në këtë moment është të grumbullojë minuta dhe të rikthejë në formë lojtarët që do të kthehen në grup”, ishin fjalët e trajnerit italian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga