Barcelona mori një fitore të vuajtur, or shumë të rëndësishme ndaj Dortmund. Katalanasit triumfuan 3-2 ndaj gjermanëve.
Tashmë spanjollët janë vetëm 1 pikë larg kalimit në fazën tjetër, teksa në Champions League kanë arritur të sigurojnë 5 fitore dhe kanë vetëm 1 humbje. Pas sfidës ishte mjaft i lumtur Hansi Flick, i cili theksoi se skuadra vuajtir, por në fund kanë rëndësi pikët.
“Më duhet të përgëzoj skuadrën. Gjëja më e mirë sot ishte zotërimi i topit në pjesën e parë, mënyra se si erdhën ndryshimet me Ferranin… është e qartë që skuadra beson.
Vuajtja kundër Dortmundit? Vuajtja nuk është fjala e duhur, ata kanë lojtarë shumë të mirë, është e vështirë të mbrohesh kundër tyre, por ne bëmë mirë.
Ata shënuan sepse ne bëmë gabime. Ne gjithmonë mund të përmirësohemi, të stërvitemi në këtë, por sot dua të përgëzoj skuadrën”, ka theksuar timonieri i katalanasve.