Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Lamine Yamal shënoi golin e fitores, por Hansi Flick lavdëron një tjetër futbollit: Është i aftë për të ndryshuar lojën, është lojtar ndryshe

Shkruar nga NEWSPORT
Lamine Yamal shënoi golin e fitores, por Hansi Flick lavdëron një
Hansi Flick - Pedri

Barcelona ka marrë një fitore tepër vendimtare dhe të rëndësishme ndaj Athletic Bilbao, me katalanasit që triumfuan 1-0. Një fitore minimale, por që vlen pasi blaugranat vazhdojnë të qëndrojnë në krye të La Liga-s me 4 pikë më shumë se rivali i tyre, Real Madrid.

Pas këtij triumfi ka folur Hansi Flick. Ky i fundit ka treguar “çelësin” e suksesit në këtë përballaje. Lamine Yamal shënoi një gol vendimtar, por sipas Flick një tjetër futbollist ishte i jashtëzakonshëm. Dhe bëhet fjalë për Pedrin, i cili sipas trajnerin është i aftë të ndryshojë lojën dhe të ndryshojë fatet e ndeshjes.

“Pedri është një lojtar që ndryshon lojën dhe u lidh shumë mirë me të gjithë. Është një lojtar ndryshe. Ai lufton dhe na ndihmon të luajmë si një njësi.

Mbajtja e portës së paprekur nuk varet vetëm nga Joan García, por është rezultat i punës kolektive.

Të fitosh në Bilbao nuk është kurrë e lehtë. Jam shumë i kënaqur me përpjekjet e të gjithëve. Kjo fitore na jep besim dhe na tregon se duhet të vazhdojmë si ekip”, ka përfunduar gjermani.  

Poll

Lexo gjithashtu