Real Madrid ia doli të sigurojë një tjetër trofe, duke nisur kështu në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri. Madrilenët triumfuan 2-0 në finalen e Superkupës së Europës, teksa mposhtën Atalantën e Berat Gjimshitit.
Pas këtij triumfi Carlo Ancelotti theksoi se pavarësisht fitores, ishte një sfidë shumë e vështirë. Ekipi italian i bëri të vuajnë, ndërsa nuk kurseu elozhet për Jude Bellingham.
“Pasi u ul presioni dhe aktiviteti i tyre fizik në ndeshje pas pushimit, ne filluam të gjejmë hapësira në pozicionet përpara dhe në këto situata lojtarët tanë sulmues janë shumë efektivë.
Është ende e vërtetë që të luash kundër Atalantës është si të shkosh te dentisti! Lojtarët ishin pak të mërzitur në pjesën e parë pasi nuk mund të bënin atë që donin. Unë u thashë atyre se duhet të jenë të durueshëm sepse është me të vërtetë një Atalanta luajti shumë mirë dhe na bëri të vuajmë.
Jude Bellingham? Ai është një lojtar i madh, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Paraqitja e tij në pjesën e dytë ishte e mahnitshme, veçanërisht duke pasur parasysh se ai është duke u stërvitur vetëm për shtatë ditë”,deklaroi Ancelotti për “Sky Sport Italia”.