
Kylian Mbappe po luan me maskë në Euro 2024, pasi francezi ka thyer hundën. Kapiteni i “Gjelave” është i detyruar të mbajë maskën, gjë e cila mund të zgjasë më shumë seç ishte parashikuar.
Pikërisht në lidhje me këtë Didier Deschamps ka theksuar se sulmuesi maskën mund ta mbajë mbase edhe për disa muaj. Ky padiksutim është një lajm jo i mirë për Carlo Ancelottin dhe Real Madrid.
Sigurisht maska e pengon atë që janë 100% e tij, pasi e pengon në shikim. Mbappe do t’i nënshtrohet një operacioni pas Euro 2024, por me shumë gjasa do të duhet sërish të mbajë maskën.
“Të luash me maskë është absolutisht një tmerr. Kufizon shikimin dhe pastaj ndikon edhe djersa. Por nuk mund të luaj pa maskën, e urrej, është shumë e bezdisshme. E kam ndryshuar tashmë pesë herë”, ka theksuar sulmuesi kur është pyetur për maskën.