Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Courtois i emocionuar përpara “El Clasicos”: Duam t’u japim diçka tifozëve për të brohoritur

Shkruar nga NEWSPORT
Courtois i emocionuar përpara “El Clasicos”: Duam t’u
Thibaut Courtois

Të shtunën në mbrëmje, Barcelona dhe Real Madridi do të dalin në fushën e lojës për finalen e madhe të Copa del Rey. Në prag të këtij “El Clasico”, portieri i madrilenëve Thibaut Courtois ka dalë në konferencë për shtyp për mediat.

“Duhet të jemi të fokusuar për këtë takim, jemi vërtetë të emocionuar për finalen e Kupës. Ne u eliminuam në Champions League dhe në LaLiga jemi të dytët, por duam t’u japim tifozëve të Real Madridit diçka për të brohoritur kundër Barcelonës në finalen e Kupës”, shprehet gardiani belg.

Real Madridi është përballur dy herë me Barcelonën këtë sezon, por nuk ka mundur të fitojë asnjë ndeshje. Në të parën janë mposhtur me shifrat 0-4, ndërsa në të dytën 2-5.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga