Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Carlo Ancelotti i “trembet” Atalantës së Gjimshitit: E vështirë, janë një ekip i rrezikshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Carlo Ancelotti i “trembet” Atalantës së Gjimshitit: E
Carlo Ancelotti

Real Madrid dhe Atalanta do të luajën ditëne  nesërme finalene  Superkupës së Europës mes tyre. madrilenët vijnë si triumfator të Champions League, ndërsa bergamaskët fituan trofeun e Europa League.

Përballja mes tyre do të startojë në orën 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “PGE Narodoëy” në Varshavë. Në prag të kësaj sfide ka folur Carlo Ancelotti. Timonieri i spanjollëve ka theksuar se do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi është fillimi i sezonit.

“Do të jetë e vështirë si gjithmonë sepse është fillimi i sezonit. Por, ne do të shkojmë atje me një besim të madh, duke i pasur në mendje krejt sfidat. Besoj se Atalanta e meriton të jetë atje sepse luajti shkëlqyeshëm në Europa League në edicionin e kaluar, duke eliminuar top-ekipe si Liverpooli. Ata ishin në gjendje t’i fitonin ndeshjet e tilla mjaft lehtë, madje edhe në finale. Për këtë, ne e respektojmë shumë këtë ekip. Ndërkohë, ne shpresojmë të jemi në formën tonë më të mire.

Unë nuk mendoj se dikush e ka pritur që Atalanta ta mposhtte Leverkusenin aq lehtë dhe në mënyrë aq komode në finale të Europa Leagues. Siç e thash, Atalanta e kishte një sezon fantastik. Ata janë një ekip mjaft i rrezikshëm në mënyrë speciale dhe unike. Bayer Leverkuseni nuk ishte në gjendje të luante në mënyrën se si ishte mësuar të luante, kjo falë punës dhe përkushtimit që e patën në fushë lojtarët e Atalantës”, përfundoi Ancelotti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga