
Ndeshjet e Nations League kanë përfunduar dhe një prej skuadrave që “gëzon” është Real Madrid. Për fatin e tyre të mirë asnjë nga lojtarët që ishte i angazhuar me ekipet kombëtare nuk ka patur probleme.
Dhe falë kësaj, Carlo Ancelotti ka nisur të mendojë për duelin e ardhshëm dhe do të ketë të gjithë futbollistët nën urdhrat e tij. “Los Blancos” do të luajnë në transfertë ndaj Leganes.
Madrilenët nuk po kalojnë një moment shumë të mirë në këtë sezon, ku paraqitjet e tyre nuk janë shumë bindëse. Për këtë Ancelotti ka nisur të mendojë edhe planin B se sit ë çojë ekipin drejt rezultateve pozitive.
Italiani po mendon t’u japë më shumë mundësi dhe minuta lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë. Me këtë mënyrë të gjithë lojtarët do të jenë në një “sitë’ dhe kush do t ë arrijë të bindë Ancelottin do të mund të sigurojë vendin e titullarit.