
Merkatoja e verës do të jetë shumë e zhurmshme për Real Madrid. Kjo pasi nga këto të fundit me shumë gjasa mund të largohet Carlo Ancelotti.
Brazili vazhdon të këmbëngul për italianin, madje sipas mediave spanjolle bëhet me dije se brazilianët kanëbërë gati ofertën për të. Në këto kushte te “Los Blancos” puna për gjetjen e një zëvendësuesi vazhdon.
Dëshira dhe “ëndrra” e madrilenëve vazhdon të mbetet Xabi Alonso, i cili aktualisht është në krey të Bayer Leverkusen dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Në Madrid kanë shprehur hapur interesimin e tyre për Alonson, por tashmë mbetet një shenjë nga trajneri kampionë për të vazhduar me tej.
Gjithsesi ditën e sotme Alonso pritet të dalë në konferencë për të folur për duelin e ditës së nesërme kundër Bochum. Gjithashtu ai pritet të flasë edhe për të ardhshmen e tij dhe tashmë në Spanjë presin me kuriozitet për të mësuar se çfarë do të ndodhë në vazhdim.