
Vitor Roque & Neymar JR
Vitor Roque ishte një nga lojtarët të cilët Barcelona i largoi nga ekipi gjatë merkatos së fundit verore. Edhe pse braziliani u kushtoi 30 milionë euro, ai nuk fitoi besimin e katalanasve.
Pikërisht për këtë mosbesim ndaj tij, Roque ka bërë një deklaratë mjaft interesante. “Idhulli im është Cristiano Ronaldo”, është shprehur 19-vjeçari, duke hedhur ‘kunja’ drejt Barcelonës, duke ditur rivalitetin mes tyre dhe CR7.
Kujtojmë që Roque është pjesë e Real Betis në huazim që prej 30 qershorit të këtij viti. Ai ia ka dalë që të fitojë vendin e titullarit, teksa në 14 ndeshje ka shënuar 5 gola.
Poll