Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Ancelotti kundër FIFA-s: Reali nuk do të marrë pjesë në Botërorin për Klube, si ne edhe shumë skuadra të tjera

Shkruar nga NEWSPORT
Ancelotti kundër FIFA-s: Reali nuk do të marrë pjesë në
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti jep lajmin e bujshëm. Real Madrid nuk do të marrë pjesë në Botërorin për Klube 2025. Kjo deklaratë është përhapur shumë shpejt dhe tashmë të gjithë po flasin për këtë, pasi trajneri i “Los Blancos” i del kundër FIFA-s.

“FIFA harron që skuadrat dhe futbollistët nuk do të marrin pjesë në Botërorin e ri për Klube… Një ndeshje e vetme e Realit vlen 20 mln euro, ndërkohë që FIFA dëshiron të na japë këtë shumë për gjithë turneun.  Ne do ta refuzojmë ftesën për të marrë pjesë në Botëror. Njësoj si ne do të veprojnë edhe shumë klube të tjera, nuk do të pranojnë pjesëmarrjen vitin e ardhshëm”, ka deklaruar timonieri i madrilenëve.

Formati i këtij turneu ka ndryshuar dhe që nga viti i ardhshëm do të marrin pjesë 32 skuadra. Botërori për Klube, që me formatin e ri do të organizohet 1 herë në 4 vjet, do të mbahet në periudhën qershor-korrik 2025. Në SHBA. Në të njëjtat data si Kupa e Botës një vit më vonë (2026). 32 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë:

4 nga Konfederata Afrikane, 4 nga Konfederata Aziatike, 4 nga Konfederata Amerikano-Veriore, 1 nga Oqeania, 6 nga Konfederata Amerikano-Jugore dhe 12 nga ajo Europiane. Dhe një nga vendi organizator.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga