Buzëqesh Ivan Balliu. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka shansin e artë që të jetë një titullar absolut te Rayo Vallecano, për shkak se skuadra e Barcelonës po montiron Andrei Ratiu.
Ky i fundit është gjithashtu mbrojtës i djathtë të Rayo Vallecano dhe një rival për futbollistin e Kombëtares. Barcelona ka shfaqur interes për Ratiu, lajm që është bërë i ditur nga kompania e transferimeve “Transfermarkt”.
26-vjeçari vlerësohet 4 milionë euro, teksa një largim i tij do e bënte Balliun liderin e vetëm në krahun e djathtë të mbrojtjes te Vallecano. Pritet të shihet nëse Barcelona do t’ja bëjë këtë nder shqiptarit apo jo.
View this post on Instagram
Poll