Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kylian Mbappe risjell në mendje “Topin e Artë”: Duhet ta fitonte Vinicius, edhe portierët duhet të shpërblehen me këtë çmim

Shkruar nga NEWSPORT
Kylian Mbappe risjell në mendje “Topin e Artë”: Duhet ta
Kylian Mbappe - Vinicius

“Topi i Artë” është një trofe i shumë lakmuar nga të gjithë futbollistët, të cilën ëndërrojnë që njëherë në jetën e tyre të arrijnë të fitojnë këtë trofe prestigjioz. Nuk janë të shumtë ata që kanë mundur ta arrijnë, por gjithmonë ka shumë zhurmë dhe diskutime për fituesin e këtij trofeu.

Kylian Mbappe është rikthyer të flasë për “Topin e Artë”, ku në tetorin e kaluar e fitoi Rodri. Edhe pse kanë kaluar muaj, duket se francezi nuk heq dorë nga Vinicius, ku sipas Mbappe e meritonte këtë trofe.

“Topi i Artë? Si duket një lojtar i Topit të Artë? Rodri, a është ai lojtar për ta fituar Topin e Artë? Mendoja se Topi i Artë do të shkonte tek Vini Jr, por në fund ai shkoi tek Rodri.

Nëse do të ta thosha këtë tre muaj më parë, ju do të thoshit: ‘Çka dreqin po flet?.

Sot, ne nuk e dimë se kujt do t’i shkojë Topi i Artë, përveç se askush s’duhet të përjashtohet, të gjithë lojtarët mund të shpërblehen me këtë çmim, ndoshta edhe një portier”, ka deklaruar francezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga