Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Ky titull kampion duhet ndarë me të gjithë", Inzaghi nderon Milanin: Luftuan deri në fund, janë kundërshtarë të denjë

Shkruar nga NEWSPORT
"Ky titull kampion duhet ndarë me të gjithë", Inzaghi
Simone Inzaghi

Pasi fituan në derbi përballë Milanit me rezultatin 1-2 dhe u shpallën kampion për herë të 20-të në histori, trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur para mediave, duke shprehur qartë lumturinë e tij, por duke vlerësuar maksimalisht edhe ndeshjen e sotme të Milanit.

“Scudetto i fituar mbrëmjen e sotme është diçka e bukur, për t’u ndarë me të gjithë, klubin menaxherët, presidentin që për fat të keq nuk është këtu me ne, por që është shumë i lumtur dhe e ndjeva. Këtë titull ia dedikoj edhe familjes sime, gruas, prindërve, të cilët kanë qenë një mbështetje e rëndësishme për mua në këto 3 vite, që të mos punoja larg shtëpisë, ndaj i falenderoj të gjithë.

Më lumturon shumë pasioni i këtyre tifozëve. Në këto 3 vite kemi fituar 6 trofe dhe kemi shkuar në një finale të Champiosn League. E vështirë të imagjinohej kështu, por kjo ka ndodhur falë djemve. Do të dooja ta nderoja Milanin, nuk ishte e lehtë pasi ata dhanë gjithçka deri në fund. Ata ishin kundërshtarë shumë të denjë në këto 3 vite dhe do të jenë të tillë edhe në vitet e ardhshme”, është shprehur Inzaghi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga